RTSH 24 Live

Kosova

Nxënësit pa mësim në ditën e parë të shkollës në Kosovës! Mësuesit në grevë

01/09/2022

Nxënësit pa mësim në ditën e parë të shkollës në Kosovës! Mësuesit në grevë

Nxënësit në Kosovë do të duhej të uleshin në bankat e shkollës për të filluar vitin e ri shkollor, por ata janë në mëdyshje nëse duhet të shkojnë apo jo. Sindikata e Arsimit të Kosovës ka njoftuar se mësuesit janë në grevë për shkak të vështirësive financiare, sepse nuk i janë dhënë pagat.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci, dje përmes një konference për medie, ka bërë me dije se ministria i ka bërë të përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2022-2023.

Këtë vit të ri shkollor, nxënësit në Kosovë dhe në Shqipëri do të mësojnë me abetare të unifikuar.

/rtsh.al/