Asociacioni i komunave me shumicë serbe konsiderohet se është në dëm të institucioneve të Kosovës, ndërsa opozita ka kritikuar kryeministri Albin Kurti i cili e ka miratuar trajtën e këtij organi të ri që e quajnë "Zajednica".
Adri Nurellari, anëtar i kryesisë së PDK-së, tha se me qëndrimin kundër "Zajednicës", Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje erdhën në pushtet, ndërsa tani ka lëshuar nga pozitat e mëparshme.
"Kjo fytyrë politike që për më shumë se një dekadë ka sulmuar e anatemuar fizikisht figurat e tjera politike, duke i poshtëruar, duke i quajtur tradhtarë. Normal që duhej të jepte dorëheqjen, sepse kauza e tij kryesore ishte kjo dhe kjo është deja vu, sepse për të njëjtën arsye që doli kundër demarkacionit dhe kundër Asociacionit. Ai [Kurti] faktikisht është duke kapërdirë gjithë atë pështymë që ka hedhur ndaj gjithë të tjerëve.
Së pari [Kurti] ka gëlltitur diçka që e ka kundërshtuar. Së dyti, nga këto që shihen, lëshimet janë më të mëdha sesa në vitet 2013-2015. Së treti, këtë dokument e kanë pasur Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj, por s'e kanë zbatuar, sepse në atë kohë diskutimi ka qenë që lëshimet për Asociacionin të bëheshin për njohjen e ndërsjellë. Ne nuk marrim në këmbim njohjen. bëhet fjalë për të drejtat e pakicave të zgjeruara," u shpreh z. Nurellari.
/rtsh.al/