RTSH 24 Live

Ekonomi

Numri i kartave aktive të kreditit 118 mijë

17/10/2021

Numri i kartave aktive të kreditit 118 mijë

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, tregu i kartave të kreditit në sistemin bankar ka ndjekur rimëkëmbjen e shpejtë të aktivitetit ekonomik. Sipas të dhënave nga BSH-ja, në mesin e vitit 2021 numri i kartave aktive të kreditit të sektorit bankar u rrit sërish në afërsisht 118 mijë njësi. Që nga fillimi i vitit, numri i kartave të kreditit është rritur me rreth 8%. Përdorimi i kartave bankare nga qytetarët po vijon të zgjerohet vitet e fundit në disa drejtime por, përdorimi i tyre mbetet dominues në tërheqjen cash në bankomate. Mbi 80 % e volumit të përgjithshëm të veprimeve me kartat bankare kryet për tërheqjen e parasë cash në bankomatet (ATM), bën të ditur BSH-ja./ATSH