RTSH 24 Live

Televizion

Nuk ndez 4 qirinj, por 5! Devis Xherahu drejt tregut muzikor grek?

14/05/2023

Nuk ndez 4 qirinj, por 5! Devis Xherahu drejt tregut muzikor grek?

Devis Xherahu ndau detaje nga kënga e tij më e fundit në programin 'Më prit në fundjavë' me Ermal Peçi. Këngëtari tregoi se ishte i lumtur që produksion menaxhohet nga kompania e njohur greke Panik dhe se lë derën e hapur për bashkëpunime të tjera.

'Unë nuk mbyll dyer e dritare, jam shumë i kënaqur më këtë këngë greke. Unë kam ndarë karrieren time mes Greqisë dhe Shqipërisë.  Do vazhdoj ta bëj' - tregoi Xherahu.

Lefteris Pantazis mbetët një mik i ngushtë e bashkëpunëtor fantastik për këngëtarin. Ai zbuloi në program se ndihet me fat që e ka duke shtuar madje se 'Që kur e kam njohur ndez jo 4, por 5 qirinj në kishë. Edhe për të'.

Si e ka pritur këtë projekt muzikor gjysma e tij Ertemiona?

'Ajo ka nuhatje të paparë. Më thotë zgjidhe ose jo këtë këngë. Më befason' - përfundoi Devisi.

/rtsh.al/