RTSH 24 Live

Aktualitet

Nuk kanë marrë pagat, punonjësit e inceneratorit të Fierit në protestë, paralajmërojnë grevë urie

19/05/2022

Nuk kanë marrë pagat, punonjësit e inceneratorit të Fierit në protestë, paralajmërojnë grevë urie

Punonjësit e inceneratorit të Fierit janë ngritur sërish këtë të enjte në protestë, pasi kanë 5 muaj që nuk kanë marrë pagat.

Teksa kanë bllokuar automjetet që transportojnë mbetjet nga bashkitë në këtë incenerator, ata shprehen se herën e kaluar u premtuan se ky problem do të merrte zgjidhje për 24 orë, por sipas tyre ishte vetëm një mashtrim.

“Jemi mbytur në borxhe, do të përshkallëzojë protestën. Po kërkojmë lekët tona, dje ishte dita e fundit për likujdim, sot kanë mbyllur telefonat. Nuk e mbajtën fjalën", shprehen ata teksa paralajmërojnë se nëse nuk do të marrin pagat do të futen në grevë urie.

Në këtë incenerator depozitohen mbetjet e bashkive Fier, Lushnje, Patos dhe Roskovec.

/rtsh.al/