RTSH 24 Live

Aktualitet

Nuk ju bind urdhrit të policisë për të ndaluar e reja në gjendje të dehur shkaktare për aksident, plagoset pasagjeri

28/05/2023

Nuk ju bind urdhrit të policisë për të ndaluar e reja në gjendje të dehur shkaktare për aksident, plagoset pasagjeri

Një 22-vjeçare është bërë shkaktare dhe burim i një aksidenti dje në Tiranë ndërsa nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Policia e shtetit bën me dije se kanë konstatuar se e reja me inicialet S.D drejtonte automjetin e saj në gjendje të dehur dhe e pa pajisur me patente.

Nga ndjekja e efektivëve të policisë, 22-vjeçarja ka vazhduar lëvizjen në rrugën “Konferenca e Pezës” duke humbur kontrollin e makinës dhe si pasojë ka dal jashtë rruge duke dëmtuar veten dhe pasagjerin që ndodhej me të shtetasin me inicialet E.Q, 25 vjeç të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/rtsh.al/