RTSH 24 Live

Lifestyle

Nuk e priste; Floriana Garo shtanget nga babai! Luiz Ejlli gati për fushatën e PD-së?

01/04/2023

Nuk e priste; Floriana Garo shtanget nga babai! Luiz Ejlli gati për fushatën e PD-së?

Floriana Garo ishte e ftuara e Ermal Peçit në takimin e së shtunës 'Më prit në fundjavë'. Impenjimet e saj në politike por edhe familja e bukur ishin fokusi i intervistës me të, intervistë që nisi me surprizë për Garon. 

Edhe pse ajo është përpjekur të mbaj larg vëmendjes publike familjarët, për herë të parë befasohet videomesazhi i të atit. Ai tregoi për 'Më prit në fundjavë' se ka çmuar gjithmonë shpirtin e saj luftarak në cdo sfidë që ka ndërmarrë.

Mes kujtimeve ai shtoi se edhe në SHBA, Floriana dilte shpesh ndaj rregullave amerikane për të qenë sa më vetvetja. Edhe pse mes debateve për përfshirjen e saj në politike, babai i Florianës pohoi se ai dhe pjesa tjetër e familjes do jene gjithmonë aty për të.

Mes shumë pyetjeve por edhe lojrave të shpejtësisë në program, Ermali pyeti Florianën rreth zërave për planet e përfshirjes së Luizit ne fushatën e demokratëve.

Garo tha se në dijeninë e saj nuk ka asgje konkrete dhe reale pas këtij lajmi edhe pse Luizi pas daljes nëse dëshiron mund ti bashkohet projekteve të tyre politike. Në tavolinë, mesa duket, ska asnjë plan konkret.

/rtsh.al/