RTSH 24 Live

Ekonomi

Norma interesit të Bonove të thesarit 1.7%

23/10/2021

Norma interesit të Bonove të thesarit 1.7%

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, norma mesatare e interesit (yield) të bonove të thesarit me maturim 12-mujor, rezultoi në nivelin 1.7% në ankandin e kësaj jave. Sipas BSH-së, këtë javë, yield-et kanë pësuar rënie, krahasuar me ankandin e mëparshëm, në fund të muajit shtator, ku norma e interesit shënoi nivelin 1.77%.

Nga 9.7 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, në ankand u paraqitën kërkesa totale në vlerën e 11.25 miliardë lekëve.

Yield-et e letrave të borxhit të qeverisë (bono e obligacione) kanë ndjekur një tendencë të përgjithshme në rënie, kjo falë injektimeve të mëdha të likuiditetit nga Banka e Shqipërisë, por edhe gjendjes së mirë të sektorit financiar, që nuk ka pësuar pasoja nga kriza e pandemisë./ATSH