Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, në emisionin “Ngjarja Kryesore” në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini, deklaroi se të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, po ndiejnë frymën e fitores së PD-së në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Sipas tij, sytë e shqiptarëve janë kthyer te Berisha dhe PD.
“Kur shikon gjithë persekutimin katër vjeçar që na është bërë, që po përkthehet në frymë fitore ndjehesh i lehtësuar. Po marrim frymë jo vetëm ne, por edhe Shqipëria. Aristokraci të krimit ka vetëm në Shqipëri, në asnjë vend tjetër të botës. Të gjitha partitë opozitare janë rreshtuar pas Berishës dhe PD-së, sepse ndjejnë fitoren e PD-së. Njerëzit po lëvizin sepse po shohin dhe po prekin fitoren e PD-së.”, tha Noka.
Ai deklaroi se PD do të respektojë çdo forcë politike aleate e madhe apo e vogël qoftë.
“Ne e kemi bërë këtë çdo herë. Berisha nuk i mashtron, madje u jep më shumë se sa vota kanë. Ndaj janë rreshtuar pas Berishës sepse ndjejnë fitoren e PD-së. Ne po bëjmë betejë të vijmë në pushtet dhe jo thjeshtë për tu bërë deputet. Nuk është një çështje individësh beteja jonë”, tha Noka.
/rtsh.al/