RTSH 24 Live

Lifestyle

Noizy dhe Mozzik prishën marrëdhëniet prej Loredanës? Reperi sqaron gjithçka në “Ditë pas Dite”

28/07/2022

Noizy dhe Mozzik prishën marrëdhëniet prej Loredanës? Reperi sqaron gjithçka në “Ditë pas Dite”

Bashkëpunimi i reperit Noizy me Loredanën, “Heart Attack”, është padyshim hiti i kësaj vere, e teksa klikimet në youtube numërohen me miliona, fansat kanë kthyer vëmendjen edhe te marrëdhënia e reperit me Mozzik.

Vëmendjes së tyre nuk i ka shpëtuar heqja nga youtube i bashkëpunimit të dy reperëve, "Bonjour Madame", teksa kanë qenë të shumta aludimet se shkak për prishjen e miqësisë së tyre ishte bërë pikërisht Loredana.

I ftuar këtë të enjte në emisionin “Ditë pas Dite” në RTSH me moderatoren Fjodora Fjora, Noizy ka sqaruar të vërtetën mbi prishjen e miqësisë mes tyre. Ai ka theksuar se bëhet fjalë për çështje biznesi, moskorrektësi nga ana e Mozzik dhe se Loredana nuk ka të bëjë aspak.

Dialogu në studio:  

Moderatorja: Strategji marketingu ishte kënga me Mozzik që e hoqe?

Noizy: Jo

Moderatorja: Ky ishte vendim personal

Noizy: Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar. Korrektësia, nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi, kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë

Moderatorja: Disa shohin këtë anën rozë, jo Loredana...

Noizy: Jo nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka ndenjur korrekte

/rtsh.al/