RTSH 24 Live

Sociale

Njohja e patentave shqiptare në Itali në fuqi prej 12 korrikut, Ambasada: Po zgjidhim disa probleme teknike!

24/07/2021

Njohja e patentave shqiptare në Itali në fuqi prej 12 korrikut, Ambasada: Po zgjidhim disa probleme teknike!

Ambasada e Italisë në Tiranë reagoi të shtunën në lidhje me çështjen e njohjes së patentave shqiptare në vendin fqinj, shkruan ATSH.

Në reagimin e saj Ambasada shprehet se po kryhen verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike.

“Lidhur me Marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqesin sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre”, – thekson Ambasada italiane.

Sipas marrëveshjes shqiptarët mund të udhëtojnë pa probleme drejt Italisë me patentat që marrin në Shqipëri dhe nuk kanë nevojë për konvertim në shtetin fqinj përtej Adriatikut.

Marrëveshja është në fuqi për 5 vite, ndërsa më pas palët do të rikthehen për rinovim.