RTSH 24 Live

Aktualitet

Njoftimi i privatësisë për televotimin e Eurovision Song Contest 2022

22/04/2022

Njoftimi i privatësisë për televotimin e Eurovision Song Contest 2022

Informacioni i mëposhtëm ka për qëllim t'ju njohë juve si pjesëmarrës në televotimin e Eurovision Song Contest (Televotim) me një përmbledhje të të dhënave personale, që ne mbledhim dhe përpunojmë për ju, kur votoni me anë të telefonatës, si edhe për të drejtat tuaja sipas ligjit, për mbrojtjen e të dhënave.

Si kontrollues të përbashkët të të dhënave, në European Broadcasting Union së bashku me Transmetuesin Pjesëmarrës RTSH dhe Transmetuesin Organizues

L’Ancienne-Route 17A

1218 Le Grand-Saconnex, Genève, Sëitzerland

(EBU)

Dhe

digame GmbH

Schanzenstrasse 38

D-51063 Cologne

Germany

(Kompania)

jemi të përkushtuar për të mbrojtur të dhënat tuaja personale dhe për të respektuar privatësinë tuaj, në përputhje me ligjet në fuqi për mbrojtjen e të dhënave, veçanërisht Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE 2016/679 (GDPR) dhe Aktin Federal të Gjermanisë për Mbrojtjen e të Dhënave (BDSG). Ne nuk do të përpunojmë të dhënat tuaja personale për ndonjë Qëllim tjetër, përveç atyre që janë të vendosura më poshtë.

EBU dhe Kompania kanë përdorur arrëveshje specifike dhe të ndara të kontrolluesve të përbashkët, në përputhje me Nenin 26 të GDPR, përmbajtja kryesore e së cilës është në dispozicion sipas kërkesës, në ambientet e EBU ose të Kompanisë.

Cilat kategori të të dhënave personale përdoren për përpunim?

Ne përpunojmë vetëm të dhënat tuaja personale që marrim kur ju jepni votën tuaj: me telefonatë ose duke dërguar mesazhe SMS (qoftë edhe përmes Aplikacionit ESC) duke përdorur lidhjet e ofruara nga ofruesi juaj i rrjetit fiks ose celular.

Kur e bëjmë këtë, ne - në varësi të vendit tuaj të origjinës - do të mbledhim kategoritë e mëposhtme të të dhënave nga ju, nëse aplikohen

  • Numri juaj i telefonit celular (MSISDN - Numri i rrjetit dixhital të shërbimeve të integruara të stacionit celular)
  • Data dhe ora në të cilën keni marrë pjesë në Televotim
  • Numri i këngës për të cilin votuat
  • Emri i ofruesit tuaj të linjës fikse ose të rrjetit celular
  • Lloji i kontratës së ofruesit të rrjetit që keni (parapaguar, kontratë).

Cilat janë qëllimet e përpunimit dhe cila është baza ligjore për këtë?

Ne mbledhim të dhënat tuaja personale në bazë të interesit tonë legjitim (Art. 6 Para. 1 (f) GDPR) për të gjeneruar rezultatet zyrtare që përcaktojnë renditjen e këngëve të futura në ESC dhe fituesit e tyre.

Pjesëmarrja juaj është vullnetare dhe duke marrë pjesë në Televotim, ju pranoni që ne të përpunojmë të dhënat tuaja personale (të renditura më sipër) për Qëllimet e:

- llogaritjen dhe gjenerimin e rezultateve të vlefshme dhe zyrtare të ESC në bazë të votave të hedhura nga audienca (përfshirë tuajin)

- gjenerimin e statistikave të grumbulluara për votimin në ESC

- publikimi i rezultateve të grumbulluara dhe anonime

Kush do të ketë qasje në të dhënat tuaja personale

Për të marrë pjesë në Televotim, ju jeni duke përdorur një shërbim telekomunikimi të ofruar nga kompania juaj kombëtare e telekomunikacionit dhe/ose grumbulluesi, i cili mund të përcjellë një pjesë ose të gjitha të dhënat tuaja personale te Kompania, për të mundësuar llogaritjen e një rezultati të vlefshëm të audiencës.

Brenda Kompanisë të dhënat tuaja personale do të bëhen të arritshme për departamentet që kanë nevojë për to, për të përmbushur detyrimet kontraktuale dhe ligjore të Kompanisë. Ofruesit e shërbimeve dhe agjentët e ndryshëm që punojnë për Kompaninë, gjithashtu mund të marrin të dhëna personale për qëllime të tilla, me kusht që ata të marrin përsipër të ruajnë, në veçanti, konfidencialitetin dhe integritetin. Përfitues të tillë mund të jenë, për shembull, ofrues të shërbimit IT ose telekomunikacionit.

Nuk do të ketë transferim të të dhënave personale, tek marrësit jashtë Kompanisë. Teksa EBU është kontrollues i përbashkët me Kompaninë në lidhje me Televotimin, Kompania nuk do të transferojë të dhënat tuaja personale në EBU, e cila do të marrë nga Kompania vetëm rezultate anonime për qëllimet e renditura më sipër. Vetëm rezultatet e grumbulluara dhe anonimizuara do të publikohen.

A do të transferohen të dhënat personale në një vend të tretë, ose një organizatë ndërkombëtare?

Votat e votuara jashtë Gjermanisë, do t'i transferohen Kompanisë në Gjermani, me qëllim që t'i përpunojnë ato, dhe nuk do të kryhet asnjë transferim i mëtejshëm. Kompania nuk do të transferojë të dhëna personale, në vendet e treta, jashtë Zonës Ekonomike Evropiane.

Për sa kohë do të mbahen të dhënat personale nga ne?

Kompania do të përpunojë dhe ruajë të dhënat tuaja personale, për aq kohë sa kërkohet, për të përmbushur detyrimet tona kontraktuale dhe ligjore.

Sapo të dhënat personale të mos kërkohen më, për të përmbushur detyrimet kontraktuale ose ligjore, ato do të fshihen rregullisht, nëse nuk kërkohet përpunimi i mëtejshëm i tyre - për një periudhë të caktuar kohe - për qëllimet e mëposhtme:

- Përmbushja e detyrimeve të magazinimit në lidhje me ligjin tregtar dhe tatimor,

- Kodi Tregtar Gjerman (HGB), Kodi i Taksave (AO), Akti i Pastrimit të Parave (GëG). Këto ligje përgjithësisht specifikojnë periudhat e magazinimit për qëllime arkivimi dhe dokumentacioni, që variojnë nga dy deri në dhjetë vjet.

Cilat janë të drejtat tuaja?

Ju keni të drejtë të keni qasje në të dhënat tuaja personale dhe të kërkoni që ato të korrigjohen në rast të pasaktësisë, ose të fshihen në rast se nuk janë më të nevojshme, në lidhje me qëllimet për të cilat ato janë mbledhur dhe përpunuar.

Në disa raste, ju keni të drejtë të kërkoni një kufizim të përpunimit, për transportueshmërinë e të dhënave ose për të kundërshtuar përpunimin. Çdo pëlqim që ju jepni për përpunimin e të dhënave tuaja personale nga ne, mund të tërhiqet në çdo kohë. Ju lutemi vini re se tërheqja e pëlqimit do të zbatohet vetëm për të ardhmen. Përpunimi, i cili ka ndodhur para tërheqjes së pëlqimit, nuk do të ndikohet nga ai.

Ju mund të ushtroni të drejtat tuaja duke dërguar kërkesën tuaj me postë në privacy@digame.de.

Nëse e konsideroni që përpunimi i të dhënave tuaja personale përbën shkelje të ligjit (eve) të mbrojtjes së të dhënave, ju keni të drejtë të paraqisni një ankesë tek një autoritet mbikëqyrës, veçanërisht në Shtetin Anëtar të Bashkimit Evropian të vendit tuaj të zakonshëm të vendbanimin, vendin tuaj të punës ose vendin ku ka ndodhur shkelja.

Si mund të kontaktoni me Zyrtarët tanë të Mbrojtjes së të Dhënave?

Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim në lidhje me këtë Njoftim të Privatësisë mund të kontaktoni:

Zyrtari i Mbrojtjes së të Dhënave të Kompanisë në privacy@digame.de

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave të EBU në dpo@ebu.ch

Data efektive dhe ndryshimet 

Ky Njoftim i Privatësisë hyn në fuqi nga 17 Mars 2022

Ne rezervojmë të drejtën, sipas gjykimit tonë të plotë, për të ndryshuar, modifikuar, shtuar, ose hequr pjesë të këtij Njoftimi të Privatësisë në çdo kohë.