RTSH 24 Live

Teknologji

Njihuni me funksionet e reja të aplikacionit WhatsApp

09/06/2021

Njihuni me funksionet e reja të aplikacionit WhatsApp

Risia e fundit e WhataApp është fshirja automatike e çdo mesazhi në biseda. Kjo karakteristikë do të jetë në dispozicion të përdoruesve  shumë shpejt, në versionin Beta. Por si funksionon ajo? Mesazhet që merren ose dërgohen në çdo bisedë, do të fshihen automatikisht pas një periudhe të caktuar kohe, e cila do të vendoset nga çdo përdorues. Periudha varion nga 24 orë deri në 7 ditë. Mesazhet që fshihen vetë, janë një nga funksionet e para të konfirmuara për të ardhmen e WhatsApp.

Përveç mesazheve, edhe përmbajtjet multimediale do të mund të vetë-fshihen. Kjo është karakteristikë tjetër që do të vijë së shpejti në WhatsApp. Përdoruesit e versionit beta do të jenë gjithashtu në gjendje të përdorin funksionin që ju lejon të shohin përmbajtjen e një foto-je apo video-je vetëm një herë në një bisedë, duke i fshirë ato përgjithmonë direkt më pas. Kjo do të funksiojë njësoj si dërgimi i fotove dhe videove të përkohshme në Instagram Direct.

Ndër risitë më të shumëpritura, është funksioni që lejon përdorimin e të njëjtës llogari, në shumë pajisje, në të njëjtën kohë. Mark Zuckerberg zbuloi se kjo gjë, do të lejojë përdoruesit ta përdorin të njëjtën llogari deri në 4 pajisje njëkohësisht. Karakteristika në fjalë, do të mund të jetë e disponueshme për të gjithë, brenda fundit të verës.