RTSH 24 Live

Aktualitet

Njësia administrative Gorë, vështirësitë e stinës së dimrit

22/01/2021

Njësia administrative Gorë, vështirësitë e stinës së dimrit

Njësia administrative Gorë është një nga zonat e thella malore të bashkisë së Maliqit. Si e tillë edhe vështirësitë në stinën e dimrit janë më të mëdha se në fshatrat e tjerë të fushës, për vetë terrenin e thyer dhe infrastrukturën e amortizuar në disa prej 17 fshatrave që ajo përfshin. Bora e këtij viti ka sjellë edhe problemet e para për banorët por edhe për autoritetet vendore të cilëve u është dashur të përballojnë çdo situatë të krijuar si nga bllokimi i disa rrugëve të thella malore, ashtu edhe shkëputjen e energjisë elektrike. Sipas administratorit Nazmi Qose gjithçka duket se është përballuar me sukses, falë edhe punës së kryer nga të gjithë punonjësit e njësisë dhe bashkisë së Maliqit, ndërsa aktualisht i bllokuar mbetet vetëm fshati Desmirë.

Administratori Nazmi Qose tregon se gjatë këtyre ditëve me rreshje bore e ngrica nuk ka pasur asnjë emergjencë shëndetësore, ndërsa problem është krijuar për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në disa fshatra

Njësia administrative Gorë përbëhet nga 17 fshatra ndërsa në të gjithë këtë zonë jetojnë rreth 3000 banorë.