RTSH 24 Live

Lifestyle

Një violonçelist fillon një tur prej 900 kilometrash për kulturën

18/04/2021

Një violonçelist fillon një tur prej 900 kilometrash për kulturën

Një violonçelist dhe producent i koncerteve klasike, Gauthier Herrmann, njoftoi se kishte filluar sot një tur prej 900 kilometrash, nga rajoni parizian në Provence, për të mbrojtur rikthimin e spektakleve skenike.

“Nisja u bë në orën 10:00″ që prej Montgeron (Essonne), në repsektim të plotë të detyrimeve shëndetësore”, theksoi një zëdhënës i operacionit, i quajtur “unë vrapoj për kulturën”.

Katër persona, mes të cilëve dhe një person me aftësi të kufizuara në biçikletë, morën pjesë në këtë nismë përkrah Herrmann dhe synojnë ta shoqërojnë gjatë gjithë udhëtimit të tij deri në Aix-en-Provence (Bouches-du-Rhône), programuar për 13 ditë.

“Kjo sfidë është greva ime e urisë. Unë po marr përsëri kontrollin mbi të ardhmen time, po rimarr lirinë për të lëvizur, zgjedh të shkoj përpara duke mbështetur artistë në të gjithë Francën”, theksoi Herrmann në vendin e operacionit.

Gara do të bëjë të mundur mbështetjen e projekteve kulturore dhe do të shoqërohet nga tre koncerte përgjatë rrugës.