RTSH 24 Live

Greqi

Një tjetër tërmet shkund Greqinë

01/04/2023

Një tjetër tërmet shkund Greqinë

Një tërmet i fuqishëm ka rënë Greqi mbrëmjen e së premtes. 

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare tërmeti me magnitudë 5.1 Rihter u regjistrua 39 kilometra në perëndim-jugperëndim të Kythnos, në një thellësi 35 km.

Paniku ka nxjerrë në rrugë qindra banorë në Athinë dhe qytetet përreth për shkak se lëkundjet zgjatën për disa minuta.

Nuk ka raportime për dëme materiale.

 

/ rtsh.al /