RTSH 24 Live

Kuriozitete

Një stuhi gjeomagnetike pritet të godasë Tokën brenda dy ditësh, efektet të papërfillshme

22/07/2022

Një stuhi gjeomagnetike pritet të godasë Tokën brenda dy ditësh, efektet të papërfillshme

Një stuhi gjeomagnetike mund të godasë Tokën në dy ditët e ardhshme. Paralajmërimi është lëshuar nga Administrata Kombëtare Amerikane për Oqeanin dhe Atmosferën (Noaa).

Nxjerrja në masë koronale e Diellit(CME) që daton në 15 korrik ka lëshuar një rrymë plazme që do të godasë fushën magnetike të Tokës deri më 23 korrik. Kjo do të shkaktojë stuhi gjeomagnetike në planetin tonë”, thuhet në njoftim. Megjithatë, sipas parashikimeve, ndikimet në Tokë do të jenë fare të vogla.

Nxjerrja e materialit nga korona diellore, shtresa më e jashtme e atmosferës së Diellit ndodh kur një fushë magnetike nën sipërfaqen diellore tërheq sasi të mëdha plazme dhe i hedh në hapësirë ​​me shpejtësi të madhe. Kjo ka ndodhur më 15 korrik dhe ka gjeneruar erëra diellore të ngarkuara me grimca që po i afrohen Tokës dhe do të godasin atmosferën e saj brenda dy ditësh./ TGCOM

/rtsh.al/