RTSH 24 Live

Europë

Një person është arrestuar jashtë Pallatit Buckingham

03/05/2023

Një person është arrestuar jashtë Pallatit Buckingham

Një person u arrestua jashtë Pallatit Buckingham pasi hodhi gëzhoja të dyshuara shotgani në oborrin e Pallatit informoi policia.

Incidenti ndodhi pasditen e së martës por nuk është trajtuar si një rast terrorist por si  një incident me një person me probleme të shëndetit mendor.

Arrestimi ndodhi 4 ditë nga ceremonia e kurorëzimit të mbretit Charles III ku do të marrin pjesë liderë botërorë dhe anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë bota

Ministri i Sigurisë Tom Tugendhat tha se ishte reagim fantastik i policisë duke shtuar se masat e sigurisë janë forcuar përpara kurorëzimit.

Mbreti dhe Mbretëresha  - të cilët jetojnë në Shtëpinë Clarence aty pranë - nuk ishin në Pallatin Buckingham në momentin kur ndodhi arrestimi, shkruan BBC.

/rtsh.al/