RTSH 24 Live

Sociale

Një në dy gra në Shqipëri, objekt i formave të ndryshme të dhunës

29/11/2024

Një në dy gra në Shqipëri, objekt i formave të ndryshme të dhunës

Një në dy gra e vajza në vend, ose më shumë se 50% e tyre, bien pre e dhunës në forma të ndryshme në Shqipëri. Të dhënat bëhen të ditura nga organizatat që fokus kanë pikërisht punën me këtë target grup.

“51 % e grave shqiptare raportojnë që kanë përjetuar qoftë një herë në jetën e tyre dhunë fizike, psikologjike, seksuale, tani dhe digjitale. Është një shifër shumë e lartë”, u shpreh përfaqësuesja e qendrës së Aleancës Gjinore për Zhvillim.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përballë këtyre shifrave, pritet që të ndërhyjë te sistemi i referimit, përmes të cilit u vihet në ndihmë vajzave dhe grave që përballen me këtë fenomen.

“Numri i trajtuar krahasuar me numrin e raportimeve është shumë i vogël. Ne duam që të gjitha ato që kanë përjetuar dhunë me bazë gjinore duhen trajtuar nga sistemi dhe të nxirren nga qarku i kësaj dhune”, tha ajo.

Edhe në kuadër të 16 ditëve të Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim nënshkroi Marrëveshjen e Gratit për projektin rajonal “Institucionalizimi i Shërbimeve Cilësore të Rehabilitimit dhe Riintegrimit për Viktimat e Dhunës 2”, me Rrjetin Shqiptar për Fuqizimin e Grave në bashkëpunim mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/