RTSH 24 Live

Kulturë

Një jetë me Arkeologjinë, Skrapari i zbuluar nga gërmimet e Luftim Yllit

29/08/2021

Një jetë me Arkeologjinë, Skrapari i zbuluar nga gërmimet e Luftim Yllit

Territori i Shqipërisë është i banuar qysh në fillimet e ekzistencës së njerëzimit dhe arkeologjia zë një vend të rëndësishëm në jetën shkencore në vend. Qysh nga ardhja e shumë arkeologëve të huaj të cilët dhanë koontributin e tyre në zbulimin e qytetërimeve antike dhe prehistorike në Shqipëri dhe pregatitjes më pas të një gjenerate arkeologësh shqiptarë, qindra projekte dhe me dhjetra studime të rëndësishme presin dritën e zbulimit. Nje prej atyre arkeologëve të gjeneratës së vjetër profesor doktor Luftim Ylli, mbase është nga të vetmit i cili ka teza mjaft interesante dhe sigurisht karriera e tij e gjatë e vendos atë në hierarkinë më të lartë të shkenctarëve që merret me studimin e së shkuarës kryesisht qytetërimit ilir. Profesor Ylli ka nisur gërmimet në qytetin ilir të Orgesës në fshatin Prishtë nga vitet 1973-1974-1975, në Vlushë 1980-1990, Selan 1987-1988, Liqeth 1975, Kuç-Tomoricë 1989 dhe në Leshnje ku është edhe vendlindja e tij gjatë vitit 1971. I përkushtuar një jetë me vendlindjen, Skraparin, Lufti Ylli tregon se edhe sot ai është i gatshëm të rikthehet në këto vendbanime mitike për të rinisur sërish gërmimet dhe studimet. 

Shumë prej zbulimeve të arkeologut Luftim Ylli sot dergjen në mëshirë të kohës, mosinteresimit të autoriteteve përkatëse si dhe ngjarjeve tragjike të vitit 1997 ku monumentet dhe arkeologjia pati dëme mjaft të mëdha. Pika e dobët e Luftim Yllit patjetër që është qyteti ilir i Orgesës i cili ndodhet pranë fshatit historik të Prishtës. Zoti ylli thotë se 3 vitet e gërmimeve në Orgesë treguan se aty ka ekzistuar një qytetërim mjaft i sofistikuar dhe që në burimet epigrafike të kohës, qyteti kishte një pozitë mjaft të rëndësishme. 

Apeli për institutin e arkeologjisë vjen si një kërkesë për më shumë vëmendje për këto zbulime në të cilat është derdhur aq shumë energji, djersë dhe është shpenzuar shumë për të shkuar deri tek zbulimi. Por ruajtja, vazhdimi i studimeve dhe nxjerrja në dritë e botimeve është detyrë e institutit të arkeologjisë dhe ministrisë së kulturës thotë profesor Luftim Ylli. Në sytë e tij duket se qëndron një passion i pafundëm për arkeologjinë, edhe pse mosha e ka përkulur pak, sërsih profesor Ylli tregon se gatishmëria e tij për këtë sektor nuk do të rreshtin kurrë. Epokat e ndryshme në të cilat ai ka depërtuar përmes artefakteve dhe zbulimeve të ndryshme e kanë bërë që të ketë disa teza të tij personale dhe interesante. 

Edhe pse Skrapari si një trevë e banuar mbi 10 mijë vite më parë me jetë paraqytetare e më pas edhe me qytete të mirëfillta, sot për këtë zonë nuk ka mjaftueshëm ose aspak studime të thelluara arkeologjike. Ekspeditat 3 apo 4 vjeçare të institutit të arkeologjisë së kohës dhe mjaft zbulime të vjedhura në muzeun e Skraparit si dhe të tjera zbulime të dëmtuara, na kthejnë sërish në errësirën e kohës dhe harresës. Por një nismë interesante për ndryshimin e toponimeve sllave që vjen nga Bashkia e Skraparit, ku komuniteti ka kërkuar që qyteti të mbajë të njëjtin emër e jo më toponimin sllav Çorovodë, profesor Ylli e mbështet tërësisht pasi kjo lidhet me arkeologjinë. Luftim Ylli thotë se skemi pse të mbajmë më emra pushtuesish. 

Afër të 80-tave dhe më një karrierë të gjatë mbi supe sot profesor Luftim Ylli flet për të shkuarën. Për atë të cilën ai dha vitet e jetës për ta studiuar, dhe zbuluar. Ndërsa tani qëndron përballë saj, i shenjuar me ndjenjën e vetbesimit se të tjerë do ta ndjekin rrugën e tij, dhe për të vendosur aty ku e meriton nderin dhe amanetin e të parëve tanë të lashtë.