RTSH 24 Live

Aktualitet

Një foto nga Lëpusha fiton konkursin për Vitin e Ri 2022

26/01/2022

Një foto nga Lëpusha fiton konkursin për Vitin e Ri 2022

Një foto nga Lëpusha ka fituar konkursin e organizuar nga kryeministri, Edi Rama, për Vitin e Ri 2022. Sot pasdite në Kryeministri u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit të Vitit të Ri 2022, i cili u çel përmes pop-up-it në Platformën e Bashkëqeverisjes në dhjetor 2021. Etleva Hamitaj ia doli mes 700 pjesëmarrësve të fitojë çmimin për foton më të bukur me pamje nga Lëpusha në konkursin e hapur në fundvit nga kryeministri Rama, i cili zgjodhi vetë t’i japë dhuratën.Zoti Rama theksoi se ky konkurs të bëhet një traditë edhe për vitet e mëpasshme, për të rritur më shumë bashkëpunimin.

“Dua të shtoj se, mbase mund të lindi nevoja për një shpjegim ndër ata konkurentë që ishin një numër i konsiderushëm, se ku qëndron ndryshimi midis një shkolle dhe një tjetër. Kjo, pasi tëra kanë kërkuar palestra, fusha sportive, ambiente për arte. Ndryshimi është në faktin se pavarësisht se në thelb kërkesat nuk kanë qenë shumë të ndryshme në formë dhe pasionin që janë adresuar, sigurisht ka pasur avantazhe dhe disavantazhe dhe kjo ka qenë arsyeja e vlerësimit si kriter.”-tha zoti Rama.

Kryeministri theksoi se të tilla konkurse formësojnë dijet e rinisë që shkon në të njëjtën linjë me prioritetet e qeverisë për zhvillimin profesional të të rinjve.

“Vitin e ardhshëm besoj se të gjithë do të bëjnë një video-kërkesë sa më bindëse duke filluar të krijojmë një rrejt dije për mënyrës se si shkruhen projektet për të realizuar qëllime nga më të ndryshme. Ne duam ta rrisim gamën e pjesëmarrëseve. Qeveria ka prioritet fëmijët, në sensin e mbështetjes për ta dhe jo vetëm teorik që vlen për të gjithë. Në këtë rast ideja është për të shkuar me lart dhe kemi vendosur fonde të konsiderueshme për të adresuar nevojat e fëmijëve tanë për art, teknologji, zeje pas shkolle.” - tha Rama.