RTSH 24 Live

Sociale

Një ditë pranvere në fshatin Peshkëpi e poshtme

08/04/2021

Një ditë pranvere në fshatin Peshkëpi  e poshtme

Peshkëpi e poshtme quhet një fshat në bashkine e Dropullit. Një fshat i madh me shtëpi të ndara nëpër lagje afër dhe larg njëra-tjetrës. Me banorë puntorë dhe mikpritës.Tani në të sipas banorëve, kanë ngelur vetëm 50 frymë të cilat meren kryesisht me punët e stinës së pranverës, me blegtorinë e bujqësinë. Ata duke treguar pak të dhëna për fshatin e tyre, thonë se jetesa në këtë fshat është e mirë.  

“Në fshatin tonë jeta është e qetë, kalojmë mirë, vetëm se na mungojnë të rinjtë që kanë ikur në mërgim.Kryesisht këtu kanë ngelur të moshuar. Ata pak që kanë ngelur këtu merren me blegtorinë e bujqësinë” thonë banorët

Akoma vazhdojnë banorët e Peshkëpisë së poshtme,  traditat e mëparshme të fshatit. Disa prej tyre ndërkaq kanë ikur në mërgim për të fituar të ardhura dhe për të rindërtuar apo mirëmbajtur banesat e tyre.