RTSH 24 Live

Ekonomi

Nisin punimet për ndërtimin e unazës veriore

19/01/2022

Nisin punimet për ndërtimin e unazës veriore

Ka nisur puna për ndërtimin e lotit të dytë të unazës veriore në Tiranë, segmentin nga Sheshi "Shqiponja" tek Bulevardi i Ri, pjesë e projektit të Unazës së Madhe. Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku tha se projekti parashikohet të përfundojë pas një viti duke i dhënë frymëmarrje trafikut në Tiranë. "Tirana do të marrë frymë lehtësisht pas një viti me këtë segment sepse do të kemi një unazë të madhe dhe do të qarkullojë volume i trafikut", tha Balluku. 

Bashkë me kërkesën për të mos patur vonesa në punime, Balluku ndau edhe një shqetësim për procesin e shpronësimeve. “Informimi i qytetarëve dhe kontakti me ta është shumë i rëndësishëm. Shteti shpronëson në bazë të ligjit të shpronësimeve për interes public. Edhe një banesë e vetme duhet trajtuar sipas rregullave”, tha Balluku.