RTSH 24 Live

Muzikë

Nis zyrtarisht turneu i prezantimit të këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision

06/03/2022

Nis zyrtarisht turneu i prezantimit të këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision

Me Rumaninë nisi zyrtarisht turneu i prezantimit të këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision Song Contest 2022

Ronela Hajati, performoi në Rumani, e ftuar në Selectia Nationala, në Festivalin e Këngës të Rumanisë, nga ku do të përzgjidhet edhe përfaqësuesi i këtij shteti për në Eurovizion.

Kënga “Sekret” u prift mjaft mirë nga publiku në sallë.

Turneu i prezantimit të këngës “Sekret” do të vijojë ne Evropë në disa prej qyteteve pjesëmarrëse në ESC2022. Duke vijuar me vende si Barcelonë, Izrael, Madrid dhe Amsterdam.