RTSH 24 Live

Sociale

Nis zbatimi i projekteve për realizimin e riprodhimit invitro falas

20/05/2023

Nis zbatimi i projekteve për realizimin e riprodhimit invitro falas

Në  Maternitetin “Koço Gliozheni" nisi zbatimi i projekteve të reja për ndërtimin dhe pajisjen e Qendrës së I-rë publike të Riprodhimit të Asistuar (FIV). 

Lajmin e njofton me një  status në rrjetet sociale ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Ogerta Manastirliu. 

Sipas saj kjo qendër pritet të realizojë këtë procedurë mjekësore nga një ekip profesionistësh brenda këtij vitit.

Projekti synon edhe rehabilitimin tërësor të shërbimit të urgjencës dhe Qendrës së Gruas.

Qendra Publike të Riprodhimit të Asistuar do të sigurojnë një organizim dhe shërbim akoma më cilësor në këtë maternitet, premton ministrja.

Programi i riprodhimit in-vitro është i parashikuar në buxhetin e shtetit të vitit 2023 për të ofruar cilësi dhe kushte optimale për ata 
pacientë, të cilët do të bëhen prindër falë procedurës së riprodhimit të asistuar. 

Materniteti “Koço Gliozheni” është një prej sturkturave që do ta realizojë i pari këtë program. 

Një program, i ngjashëm do të shtrihet dhe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

 

/ rtsh.al /