RTSH 24 Live

Kulturë

Nis xhirimet “Vdekja le të presë”, yjet e kinematografisë shqiptare bëhen bashkë në një film

25/10/2022

Nis xhirimet “Vdekja le të presë”, yjet e kinematografisë shqiptare bëhen bashkë në një film

“Vdekja le të presë” është filmi i radhës së regjisorit Edmond Topi, për të cilin tashmë xhirimet kanë nisur. Ky film, vjen si pjesa e dytë e “Yjet e së ardhmes” që pati premierën në vitin 2017 dhe ve në fokus moshën e tretë. Përmes roleve, aktorët përcjellin mesazhin se brezi i 3-të pavarësisht moshës, mbetet vlerë e madhe për shoqërinë.

Ky film, bën sërish bashkë, emra të mirënjohur të kinematografisë shqiptare si Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Zyliha Miloti, Rreshat Arbana, Mehdi Malkaj e Luftar Paja, ndërsa kastës së aktorëve, i shtohen edhe emra të tjerë të njohur si Ema Andrea, Gaz Paja, etj.

Xhirimet e këtij filmi kanë nisur në qytetin e Pogradecit, ku dhe do të xhirohet një pjesë e konsiderueshme e skenave të filmit, për të kaluar më pas në qytete të tjera të Shqipërisë

Në mes të moshuarve, pozicionohet një djalë i ri, i cili kryen shërbimin e provës, ndërsa skenat prodhojnë batuta e humor. Sipas parashikimeve, premiera e filmit mund të shfaqet brenda këtij viti.

Realizimi i këtij filmi mbështetet nga Radio Televizioni Shqiptar, Bashkia Tiranë dhe Pogradec.

/rtsh/