RTSH 24 Live

Aktualitet

Nis viti i ri shkollor me respektimin e masave antiCOVID

27/09/2021

Nis viti i ri shkollor me respektimin e masave antiCOVID

Rreth 500 mijë nxënës ulen sot në bankat e shkollave për të nisur vitin e ri shkollor në të gjithë vendin. Edhe këtë vit procesi mësimor do të zhvillohet me respektimin e masave antiCOVID. Sipas udhëzimit të Komitetit të Ekspertëve, mësuesit duhet të kenë certifikatë vaksinimi ose test të përjavshëm ndaj COVID-19. Po ashtu në klasa është detyrueshme maska, distanca si dhe mësimi zhvillohet me orë fikse.

Një ditë më parë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi uroi të gjithë nxënësit që të hënën do të rikthehen në bankat e shkollës. Kushi tha se se në të gjitha shkollat janë marrë masat për mbarëvajtjen e vitit shkollor. Ajo gjithashtu ftoi nxënësit të respektojnë masat anti-Covid pasi shëndeti është elementi më i rëndësishëm në këto kohë pandemie.