RTSH 24 Live

Sociale

Nis vaksinimi kundër HPV

16/11/2022

Nis vaksinimi kundër HPV

Vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës duket se ka nisur me këmbë të mbarë në Shqipëri. 
Në qendrat shëndetësore ku ka nisur aplikimi për vajzat në moshën 13 vjeç, prindërit e informuar nuk kanë hezitime madje ka kërkesa edhe për moshën 14-15 vjeç. 

Mjekët specialistë thonë se prindërve që janë dyshues u ofrohet më shumë informacion. Ndryshe nga vaksina e COVID- tek fëmijët për të cilën pati hezitime të shumta, vaksina që parandalon kancerin e qafës së mitrës po kryhet në çdo qendër shëndetësore.

Burime nga autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se ecuria qe në javët e para ka qënë e mirë. 
Mjekja e qendrës shëndëtësore Nr.2 Sonila Brati thotë se prindërit e mirëinformuar  e kanë kërkuar atë menjëherë  dhe interes ka patur edhe për moshat 14 dhe 15 vjeç.

Ka edhe prindër hezitues që kanë më shumë pyteje pasi kanë mungesë informacioni, por me ta komunkiohet më gjatë.
Doza kundër virusit Papiloma Human do të aplikohet tek vajzat njëherësh më vaksinën tjetër të kalendarit, atë të difteri - tetanozit. 
Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i dytë më i përhapur tek gratë. Edhe pse është një sëmundje e parandalueshme nëse nuk kapet në kohë ai shkakton fatalitete.

 

/ rtsh.al /