RTSH 24 Live

Aktualitet

Nis sot java e hapur e vaksinimit masiv për qytetarët mbi 18 vjeç

19/07/2021

Nis sot java e hapur e vaksinimit masiv për qytetarët mbi 18 vjeç

Nis sot java e hapur për vaksinimin e qytetarëve mbi 18 vjeç. Me kartën e identitetit, çdo qytetar mund të paraqitet në qendrën më të afërt të vaksinimit ose në qendrën e tij shëndetësore për t’u vaksinuar. “Me kartën e identitetit mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anticovid”, deklaroi sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Një ditë më parë, ministrja publikoi foto nga vaksinimi derë më derë në Bicaj të Kukësit. Aktualisht po kryhet vaksinimi për personat mbi 50 vjeç dhe punonjës të institucioneve në kontakte direkte me qytetarët. Në 24 orët e fundit janë kryer 7,093 vaksinime dhe prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,067,135 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 465,434 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.