RTSH 24 Live

Aktualitet

Nis numërimi mbrapsht i orëve për finalen e Conference League, ekipet e Romës dhe Feynoordit mbërrijnë në Tiranë

24/05/2022

Nis numërimi mbrapsht i orëve për finalen e Conference League, ekipet e Romës dhe Feynoordit mbërrijnë në Tiranë

Teksa ka nisur numërimi mbrapsht i orëve për finalen e madhe të Conference League, dy ekipet Roma dhe Feynoord kanë mbërritur në Tiranë dhe kanë inspektuar fushën  e stadiumit “Air Albania” ku do të luajnë më 25 maj.

Holandezet kanë planifikuar një seancë stërvitore në fushën e blertë të “Air Albania”, ndërsa ekipi i Romës i José Mourinhos ka vendosur vetëm të bëj një inspektim të fushës, pa e ndjerë nevojën e parapërgatitjes.

Të shumtë janë edhe tifozët e të dyjave ekipeve që kanë mbërritur në Tiranë për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës. Janë me mijëra që kanë mbërritur deri tani dhe shumë të tjera do u bashkohen festimeve ditën e nesërme.

Tirana është zbukuruar me banderola shumëngjyrëshe për finalen europiane të Conference League të ekipit të Romës dhe Feyenoord, ndërsa kryeqyteti është ‘ndezur’ nga brohorimat e tyre.

Një ditë para finales mbërriti në Tiranë edhe Presidenti i UEFA-s Alexandër Ceferin, i cili u prit nga presidenti i FSHF-së Armando Duka.

/rtsh.al/