RTSH 24 Live

Aktualitet

Nis nga puna së shpejti Spitali i ri i Laçit, Rama: Modeli i parë i spitaleve bashkiake që duam të ndërtojmë

06/08/2022

Nis nga puna së shpejti Spitali i ri i Laçit, Rama: Modeli i parë i spitaleve bashkiake që duam të ndërtojmë

Së shpejti do të fillojë punën Spitali i ri i Laçit i ndërtuar pas dëmtimeve të shumta nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamjet nga spitali i ri që siç thotë ai është modeli i parë i spitaleve bashkiake që qeveria synon të ndërtojë.

Ja dhe Spitali i Ri i Laçit, i ndërtuar nga e para, më i fortë, më i bukur pas tërmetit të 26 Nëntorit dhe sot bëhet modeli i parë i spitaleve bashkiake që duam të ndërtojmë”, tha Rama.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa inspektoi spitalin e ri më 4 gusht, njoftoi se 4 mjekë të rinj specialist i janë bashkuar këtij spitali.

"Spitali i Ri në Laç, ndërtuar me standarde europiane pas dëmtimit nga tërmeti, hap dyert së shpejti si një model fantastik i spitaleve bashkiake në vend. Kemi një spital modern. Kemi urgjencën, sallën e mikro-kirurgjisë, zonën e observimit dhe kodit të kuq, dhe hekografinë", tha Manastirliu.