RTSH 24 Live

Film

Nis edicioni i 12- të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë “Anifest Rozafa”

10/08/2021

Nis edicioni i 12- të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë “Anifest Rozafa”


Në Shirokë ka nisur të hënën në mbrëmje edicioni i 12- të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë “Anifest Rozafa”. 
Pjesëmarrës në këtë edicion janë afro 55  shtete të ndryshme të botës, me 69 filma.
Ata kanë fituar çmime ndërkombëtare në festivale të ndyshme në mbarë botën. 
Drejtori artistik i “Anifest Rozafa”, Artan Maku, shprehet se, ky aktivitet tashmë ka fituar vëmendjen e publikut dhe po realizohet në ambiente të hapura më të mëdha, ndryshe nga dikur kur zhvillohej nëpër salla të mbyllura.
Vlerësimi për filmin më të mirë këtë vit do të bëhet nga një juri me artistë shqiptarë. Edicioni i parë i këtij festivali, që çeli siparin në vitin 2010,  përkoi me 35-vjetorin e realizimit të filmit të parë të animuar në Shqipëri, "Zana dhe Miri" i regjisorit Vlash Droboniku.
Filmat do të shfaqen prej datës 9-13 Gusht.