RTSH 24 Live

Politikë

Nikolla vizitë në Prishtinë: Qeveritë shqiptare e kosovare duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që rezultatet të jenë të prekshme!

22/09/2021

Nikolla vizitë në Prishtinë: Qeveritë shqiptare e kosovare duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që rezultatet të jenë të prekshme!

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla  gjatë konferencës  për shtyp me homologun e saj në Kosovë, Glauk Konjufca theksoi se dy qeveritë shqiptare e kosovare duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, në mënyë që rezultatet të jenë të prekshme. "Ne kemi marrë përsipër t’iu shërbejmë shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri dhe për të pasur sa më shumë rezultate, duhet të kemi bashkëpunimin me njëri-tjetrin. Kjo është një vizitë që tregon se nuk kemi më kohë për të humbur, por duhet të fillojmë bashkërendimin, që rezultatet të jenë më të prekshme, tha zonja Nikolla ."Ne inkurajojmë mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive. Ngritja e Komitetit të Përbashkët për ta parë si po shkojnë marrëveshjet dhe dakordësimet, që dy qeveritë tona po bëjnë, do të ketë edhe përfaqësues të dy parlamenteve tona”, theksoi Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Lindita Nikolla.
Kryetarja Nikolla foli dhe për çështjes e reciprocitetit Kosovë Serbi, duke thënë se Shqipëria vlerëson rihapjen e dialogut Kosovë Serbi.