RTSH 24 Live

Teknologji

Ngrohja globale ndryshon konceptin e ndërtimeve për arkitektët, me rritjen e nivelit të ujit do lindin ‘qytetet lundruese’

10/11/2022

Ngrohja globale ndryshon konceptin e ndërtimeve për arkitektët, me rritjen e nivelit të ujit do lindin ‘qytetet lundruese’

Ndryshimet klimatike po i bëjnë qytetet më të ndjeshme ndaj përmbytjeve. Rreziku i përmbytjeve po ndryshon mënyrën e ndërtimit të qyteteve dhe arkitektët po i përshtatin planet e tyre me një realitet të ri klimatik.

Duke përdorur materiale të qëndrueshme dhe teknika inovative, këto dizajne nga e gjithë bota mund të jenë gjithnjë e më të rëndësishme në një të ardhme ku përmbytjet mund të jenë të përhapura.

Një nga projektet më inovative rezistente ndaj përmbytjeve është ajo e qyteteve lundruese për të ndihmuar popullatat e kërcënuara nga moti ekstrem dhe rritja e nivelit të detit. Projekti i qytetit të lundrueshëm i quajtur Oceanix City përbëhet nga ishuj të shumtë që janë të grumbulluar së bashku si fshatra dhe të ankoruar në vend.

Shtëpitë janë me panele diellore në çati për të prodhuar energji dhe të rrethuara nga gjelbëri.

Sipas një studimi të vitit 2019 , nivelet globale të detit pritet të rriten midis 0.6 deri në 2.1 metra deri në 2100 dhe nga kjo do të preken të paktën 190 milionë njerëz.

"Nëse gjetjet tona qëndrojnë, komunitetet bregdetare në mbarë botën duhet të përgatiten për të ardhme shumë më të vështira sesa mund të parashikohet aktualisht," paralajmëroi studimi.

Studimi arriti në përfundimin se nëse bota nuk bën asgjë për të zbutur rritjen e nivelit të detit, përmbytjet bregdetare mund të shkaktojnë dëme me vlerë deri në 20% të prodhimit të brendshëm bruto global deri në vitin 2100.

/rtsh.al/