RTSH 24 Live

Aktualitet

Ngrihen akuza penale për 26-vjeçaren që braktisi fëmijët e mitur për të dashurin

28/11/2021

Ngrihen akuza penale për 26-vjeçaren që braktisi fëmijët e mitur për të dashurin

Nis hetimi penal për 28-vjeçaren që braktisi fëmijët 7 ditë më parë për të dashurin. Kjo behet e ditur sipas një njoftimi zyrtar të policisë. 

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Durrësit lokalizon dhe gjen 26 vjeçaren që ishte larguar nga banesa.

Në vijim të informacionit për largim nga banesa të shtetases A. C., sqarojmë se:

Shërbimet e  Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit të marrë nga familjarët për largimin nga banesa të 26-vjeçares A.C., menjëherë kanë nisur kërkimet dhe veprimet hetimore.

Nga informacionet e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, më datë 27.11.2021, rreth orës  23:30, u bë gjetja dhe kapja e shtetases të shpallur në kërkim A.C., banuese në lagjen Nr. 13, Durrës.

Për këtë shtetase filloi procedimi penal sepse më datë 22.11.2021, ka braktisur 2 fëmijët e mitur dhe ishte larguar me dëshirën e saj duke bashkëjetuar me shtetasin A.K., banues në Labinot Mal Elbasan.

Materialet i kaluan  në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.