RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Ngjarje tragjike tek "Don Bosko"

04/01/2022

Ngjarje tragjike tek "Don Bosko"

Një i vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i një masakre në një lokal në zonën e “Don Boskos” pasditen e së martës. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar nga jashtë drejt lokalit ku disa personat ishin ulur në një tavolinë. Policia ka rrethuar zonën, ndërsa një ambulanca ka transportuar të plagosurit në spital. Qytetarë të shumtë  ishin në lokal dhe dolën me shpejtësi të alarmuar. Në vendin e ngjarjes ishin edhe familjarët dhe të afërmit e viktimës dhe të plagosurit. Një prej të plagosurve ishte kamarieri i lokalit. Sipas dëshmitarëve, 5 persona ishin duke pirë kafe në lokal, kur u qëllua me breshëri plumbash nga një makinë tip "Mercedes Benz" i zi në lëvizje. Mendohet se objektivi i atentatit të sotëm kanë qenë vëllezërit Çela.  Erion Çela, 35 vjeç mbeti viktimë, ndërsa vëllai i tij Blerim Çela 28 vjeç ka marrë plagë në këmbën e djathtë dhe në fytyrë. Policia po heton rreth ngjajres.