RTSH 24 Live

Aktualitet

Ngjarje e rëndë, polici vret kolegun brenda komisariatit nr.3 në Tiranë, prangoset  

23/05/2022

Ngjarje e rëndë, polici vret kolegun brenda komisariatit nr.3 në Tiranë, prangoset  

Ka përfunduar në mënyrë tragjike një konflikt mes dy policëve në Komisariatit 3 të policisë në kryeqytet, ku për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i vrarë me armën zjarri nga kolegu i tij. Polici me inicialet Ç. S u dërgua në gjendje të rëndë fillimisht në spital, por ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Autori i plagosjes, polici me inicialet  L. Z është prangosur ndërkohë nga ana e uniformave blu. Policia, nëpërmjet një deklarate për shtyp, shprehet se janë ende të paqarta rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

“Më datë 23.05.2022, rreth orës 21:20, në rrugën "Mine Peza", në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, shtetasi L.Z., ka plagosur me armë zjarri shtetasin Ç.S., të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.Si pasojë e plagëve të marra,  punonjësi i Policisë Ç.S. ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Autori i dyshuar është ndaluar dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Në ambientet e Komisariatit nr. 3 kanë shkuar një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike. Në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim më të plotë për media.”, thekson Policia. 

/rtsh.al/