RTSH 24 Live

Aktualitet

Nga sot lexim digjital për pasaportat në Rinas, procesi i ri zgjat më pak se 30 sekonda

01/08/2022

Nga sot lexim digjital për pasaportat në Rinas, procesi i ri zgjat më pak se 30 sekonda

Nga dita e sotme (1 gusht) qytetarët me pasaportë shqiptare që futen në vendin tonë nga Aeroporti i Rinasit do të kalojnë në barrierën digjitale për leximin e pasaportës në një process që zgjat më pak se 30 sekonda. Lajmi është bërë me dije nga Kryeministri Edi Rama i cili ka thënë se ky vendim vlen edhe për qytetarët e BE, SHBA, Britanisë së Madhe dhe Kanadasë, pasi siç theksoi kreu i qeverisë për qytetarët nga vende të tjera do të ketë proces kalimi me lexim manual të pasaportës.

"Nga nesër, të gjithë qytetarët me pasaportë shqiptare që vijnë në aeroportin e Rinasit, nuk do kenë lexim manual të pasaportës nga polici që i sheh në sy e sheh pasaportën, por do kalojnë në barrierën digjitale me leximin digjital, proces që zgjat më pak se gjysmë minuti. Kjo do të lehtësojë fluksin e hyrjeve. Kjo vlen edhe për qytetarët e BE, SHBA, Britanisë së Madhe e Kanadasë. Për të tjerët do ketë proces kalimi me lexim manual të pasaportës”, ka thënë Rama.

/rtsh.al/