RTSH 24 Live

Kronika

Nga Kryemadhi, tek Dule dhe Açka, ja kush janë 10 deputetët më pak të votuar

30/04/2021

Nga Kryemadhi, tek Dule dhe Açka, ja kush janë 10 deputetët më pak të votuar

Vendosja në vende të sigurta ka bërë që në parlamentin e ardhshëm të futen edhe deputetë, që në votën preferenciale, nuk kanë siguruar as 2 mijë vota. Vangjel Dule i PBDNJ, do jetë në parlament me besimin e vetëm 847 qytetarëve, duke lënë jashtë disa kandidatë të PD që kishin marrë mijëra vota. Rast flagrant është edhe Monika Kryemadhi, e cila ka shënuar rezultat të dobët personal me vetëm 1771 vota. Edhe prurja më e re e PD, shkrimtarja Flutura Açka, nuk arriti të merrte më shumë se 1793 vota.

Lista e 10 deputetëve të rinj me më pak vota

  1. FLUTURA AÇKA PD-AN 1,793 vota 
    131. MONIKA KRYEMADHI LSI 1,771 vota 
    132. SORINA KOTI PD-AN 1,622 vota 
    133. NAJADA ÇOMO PS 1,577 vota 
    134. ARBI AGALLIU PD-AN 1,484 vota 
    135. EMILJA KOLIQI PD-AN 1,364 vota 
    136. ERALDA BANO(TASE) PD-AN 1,295 vota 
    137. ERISA XHIXHO LSI 1,065 vota 
  2. GLEDIS ÇELIKU PSD 949 vota 
  3. VANGJEL DULE PD-AN 847 vota 
    140. GERTJAN DEDA PSD 686 vota