RTSH 24 Live

Teknologji

Nga kërpudhat vjen një risi për të krijuar mikroçipa të biodegradueshëm

21/11/2022

Nga kërpudhat vjen një risi për të krijuar mikroçipa të biodegradueshëm

Çdo vit bota prodhon rreth 50 milion ton mbeturina elektronike duke përfshirë çipa të telefonave celularë dhe kompjuterikë dhe mikroçipa që përbëhen kryesisht nga një bazë ftohëse dhe izoluese  e quajtur substrat e bërë nga polimere plastike të pa riciklueshme. Tani një ekip studiuesish austriakë ka zbuluar se lëkura e një kërpudhe mund të jetë një zëvendësim i biodegradueshëm dhe rezistent i plastikës të cilat do të jenë më miqësore me mjedisin dhe të riciklueshme. Rezultatet e studimit u publikuan në Science Advances.

Kërpudha në fjalë është lloji Ganoderma lucidum , një kërpudhë parazitare që rritet në dru lisi ose gështenjë. E veçanta e saj është se zhvillon një lëkurë që mbron aparatin e saj vegjetativ, miceli  nga bakteret dhe kërpudhat e tjera. Kjo lëkurë e cila nuk rritet në kërpudhat e tjera kur nxirret dhe thahet është fleksibël, izoluese dhe rezistente (i toleron mirë temperaturat mbi 250 °C) dhe ka një trashësi të ngjashme me atë të një fletë letre.

Të gjitha këto janë veti ideale për nënshtresën e një qarku elektronik. "Nëse mbahen larg burimeve të lagështisë dhe dritës UV, lëkura ndoshta mund të zgjasë qindra vjet " shpjegon Martin Kaltenbrunner një nga autorët. "Në të njëjtën kohë, ajo mund të dekompozohet në tokë në vetëm dy javë gjë që lehtëson riciklimin e saj." Testet treguan se kapaciteti përçues i lëkurës së kërpudhës G. lucidum është pothuajse i barabartë me atë të polimereve plastikë që përdoren normalisht substrati i kërpudhave gjithashtu ruajti vetitë e tij edhe pasi e palosi më shumë se dy mijë herë.

Substrati bio mund të gjejë disa aplikime nga pajisjet e veshura të përdorura në teknologjinë mjekësore për të monitoruar shëndetin e pacientëve deri te bateritë e thjeshta që fuqizojnë pajisje me fuqi të ulët si sensorët Bluetooth ose etiketat RFID . "Prototipet janë të pabesueshme dhe rezultatet janë revolucionare" komenton Andrew Adamatzky, një ekspert që nuk ishte i përfshirë në hulumtim. Tani mbetet vetëm të vazhdojmë testet dhe të shohim se deri në çfarë mase ky zbulim mund të inovojë mënyrën e prodhimit të pajisjeve elektronike.

/rtsh.al/