RTSH 24 Live

Aktualitet

Nga Franca në Gjermani/ Ekstradohen 4 shqiptarët për vepra të ndryshme penale, nga trafiku i drogës te dhuna në familje

18/03/2023

Nga Franca në Gjermani/ Ekstradohen 4 shqiptarët për vepra të ndryshme penale, nga trafiku i drogës te dhuna në familje

Katër shqiptarë janë ekstraduar në vendin tonë për vepra të ndryshme penale. Ata akuzohen për trafik droge e deri te akuzat për dhunë në familje.      

53-vjeçari Besim Gashi, i dënuar me 7 vjet burgim, si bashkëpunëtor në një rast trafikimi narkotikësh, Shtetasi Besim Gashi, 53 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 1 muaj e 14 ditë burgim.

Ky shtetas është dënuar si bashkëpunëtor për trafikimin e një sasie lënde narkotike të kapur gjatë një operacioni policor, të zhvilluar në vitin 2017, në fshatin Rrilë, Lezhë.

Alban Memetaj, 40 vjeç, lindur në Vlorë, i dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata e Apelit të Vlorës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vitin 2017, në banesën e tij, në zonën e quajtur “Uji i ftohtë”, Policia gjeti dhe sekuestroi 211 kg lëndë narkotike kanabis; E. C., 30 vjeç, lindur në Tepelenë, të cilit Gjykata e Apelit të Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi më 23 mars të vitit të shkuar, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në banesën dhe në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis;

Xhevahir Kuçi (Kuqi), 47 vjeç, lindur në Pukë, i dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata e Apelit të Shkodrës, për veprën penale “Dhuna në familje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/rtsh.al/