RTSH 24 Live

Kronika

Nga dhënie amnistie te vlerësimi fiktiv i sjelljes, zbardhen akuzat ndaj 18 punonjësve të burgut të Fierit

27/09/2022

Nga dhënie amnistie te vlerësimi fiktiv i sjelljes, zbardhen akuzat ndaj 18 punonjësve të burgut të Fierit

RTSH ka zbardhur akuzat ndaj 18 punonjësve të burgut të Fierit që u lanë më 26 shtator në "arrest shtëpie", të akuzuar për shpërdorim detyre, pasi kanë abuzuar me lejet e hyrje-daljeve të të dënuarve, si dhe me me raporte fiktive për ulje dënimi. Në dosjen e siguruar nga RTSH bëhet me dije se janë konstatuar 54 raste të shkeljeve, ku punonjësit e burgjeve favorizonin të dënuarit.

Sipas Prokurorisë, janë konstatuar 19 raste ku të dënuarit vlerësoheshin për sjellje të mirë me fakte të rreme, u konstatuan 6 raste ku për lirim me kusht janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme, 28 të dënuarve ju janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive nga IEVP Fier, 1 i dënuar përfitoi amnisti pa pasur dokumente refereuese.

Dyshimet për “shpërdorim detyre” nga punonjësit e burgut të Fierit lindi pas hetimeve që Prokuroria po kryente në lidhje me medikamente të skaduara që qaekullonin në burgun e Fierit dhe që nuk ishin asgjësuar, sikur e përcakton procedura. Gjatë kryerjes së këtyre hetimeve, u krijuan dyshime se në burgun e Fierit janë kryer një sërë veprimtarishtë të kundraligjshme.

Personat në arrest:

  1. Gerald Novrus Nonaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit Ligjor në IEVP Fier, që nga muaji Qershor i vitit 2018, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 186,190, 248 te K.penal.
  1. Ervis Gezim Alliaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit Ligjor (larguar nga detyra sistemi burgjeve) i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 186,190, 248 te K.penal.
  2. Bashkim Lutfi Meҁi, me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Policisë i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 186,190, 248 te K.penal.
  3. Eris Xhemal Isufaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Kujdesit Social, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 186,190, 248 te K.penal.
  1. Albi Nikollaq Rezhda, me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 186,190, 248 te K.penal
  2. Dorjan Vladimir Nukaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore (i Komanduar), i dyshuar për veprën penale ““Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 186,190, 248 te K.penal
  3. Arbëri Thanas Gjërmeni, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë, i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 186,190, 248 te K.penal
  4. Enflor Myzaljen Hoxha, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë (i komanduar), i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 186,190, 248 te K.penal
  5. Florida Viktor Mata me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Financës e dyshuar se ka konsumuar element të veprës penale “Vjedhje të energjisë elektrike” dhe “Shpërdorim detyre” e parashikuar nga nenet 137, 248 dhe 25 i K.Penal.
  6. Fatos Zia Lika, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Policisë i komanduar në këtë detyrë dhe shefit të regjimit të brendshëm, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186,190 dhe 248 të K.Penal.
  7. Neritan Memli Xhaferri me detyrë Specialist i Regjimit të Brendshëm, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186,190 dhe 248 të K.Penal.
  1. Mato Hodit Mataj me detyre Specialist i regjimit të brendshëm i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186,190 dhe 248 të K.Penal
  1. Ermal Maliq Liçaj me detyrë Specialist i sektorit social i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal.
  1. Xheniana Kastriot Buzi me detyre Specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal
  1. Denisa Albert Bendaj me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal.
  2. Sidorela Kleanthi Vogli me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal.
  3. Jonida Enver Qato me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 186, 190 dhe 248 të K.Penal

  4. Eduart Artur Rrapaj administatror i njësisë tregtare në IEVP Fier, me NIUS L53226406A, i dyshuar se ka konsumuar element të veprës penale “vjedhje të energjisë elektrike” në bashkpunim me punonjës të IEVP Fier e parashikuar nga nenet 137 i K.Penal.

/rtsh.al/