RTSH 24 Live

Sociale

Nga barnat psikotrope tek varësia ndaj drograve, mjekët: Pacientët tentojnë vetpërdorimin për qetësim

20/11/2022

Nga barnat psikotrope tek varësia ndaj drograve, mjekët: Pacientët tentojnë vetpërdorimin për qetësim

Problemet e varësisë ndaj drograve jo në pak raste e kanë origjinën tek vetë përdormimi i barnave psikotrope. Numri i atyre që u drejtohen specialistëve për t’u këshilluar në lidhje me shëndetin mendor sa vjen e rritet edhe në vendin tonë. Pas periudhës së pandemisë vizitat në sistemin ambulator janë rritur me gati dyfish të numrit para pandemisë ndërsa mbulimi me mjekë ka mbetur po i njëjti. Ajo që konstatohet me shqetësim është insiativa e pacientëve për vetmenaxhimi i simptomave.

Sipas ekspertëve, thellimi i problemeve të varësisë ndaj drograve ka shpesh origjinën të përdorimi i barnave piskotrope që merren për trajtim të përkohshëm dhe ndjekja e kësaj problematike bëhet më e vështirë nga mjekët.

/rtsh/