RTSH 24 Live

Televizion

Nga 28 shkurti, një mëngjes i ri me RTSH-në

24/02/2022

Nga 28 shkurti, një mëngjes i ri me RTSH-në

“Mirëmëngjesi Shqipëri” është programi më i ri radio-televiziv që nis me 28 shkurt në RTSH1 dhe Radio Tirana 1. Drejtpërdrejt nga studio nr. 1, Matilda Mçini dhe Florian Agalliu do të zgjojnë gjithë shqiptarët me programin me të ri në RTSH1, i vetmi program mëngjesi në televizionet shqiptare që starton në orën 06:00, një sfidë për vetë televizionin, por me një vokacion të ri e të shëndetshëm: të sjellë tek publiku i RTSH-së një produkt televiziv të freskët e modern.

Për 3 orë transmetim live, mund të ndiqni rubrika dinamike me lajmet me të fundit nga vendi dhe bota, shtypi i ditës, informacioni mbi motin, trafikun rrugor, rubrika utilitare, ekonomi, kulture, etj.

Nën drejtimin e autores së programit, Rezarta Delisula, gazetare me eksperiencë të gjatë në media, “Mirëmëngjesi Shqipëri” synon të sjellë një frymë të re tek mëngjeset shqiptare, duke shpresuar të behet zgjedhja e përditshme e gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen. Për ta parë dhe dëgjuar, ju e dini, është fare e thjeshtë: RTSH1-HD, Radio Tirana 1, RTSH Tani.