RTSH 24 Live

Aktualitet

Nga 1 Nëntori fillon doza e tretë, Ekspertët: COVID dëmton, vaksina nuk dëmton

22/10/2021

Nga 1 Nëntori fillon doza e tretë, Ekspertët: COVID dëmton, vaksina nuk dëmton

Nga data 1 Nëntor fillon aplikimi i dozës së tretë për të gjithë personat mbi 60 vjeç dhe vaksinimi e 16 vjeçarëve me miratimin e prindërve dhe rekomandimin e mjekut të familjes. Për fëmijët mbi 12 vjeç vaksinimi do të kryhet vetëm nëse kanë probleme shëndetësore auto-imune. Prej 3 ditësh shifrat e infektimeve kanë filluar të rriten ndërkohë që  mbulesa vaksinale tek të rinjtë mbetet e ulët.
Komiteti teknik i eksprteve ka miratuar rekomandimet e dhena nga ekspertet e imunizimit për aplikimin e dozës së tretë tek moshat mbi 60 , uljen e moshes se vaksnimit ne 16 vjec si dhe të femijeve mbi 12 vjec me probleme auto-imune. Këto rekomandime do të fillojnë të bëhen të zbatueshme nga data 1 Nentor.
Prof. Silva Bino tha se 38% e popullatës në rang kombëtar është e vaksinuar me një dozë dhe 44% e popullatës target. Por ndonëse javët e fundit ka një rritje të lehtë të të rinjve nga 18 në 35 vjec përsëri mbulimi vkasinal mbetet e ulët.
Prej tre ditësh Shqipëria po përjeton një rritje të infektimeve të reja dhe kjo për shkak të grumbullimeve dhe mos rrespektimit të masave. Ndërkohe i vetmi qytet me nivelet europiane të mbulimit vaksinal është Gjirokastra.