RTSH 24 Live

Botë

New York Times: Rusia lëshon breshëri raketash mbi gjithë Ukrainën nga Bjellorusia! Kievi vendos sërish shtetrrethimin

25/06/2022

New York Times: Rusia lëshon breshëri raketash mbi gjithë Ukrainën nga Bjellorusia! Kievi vendos sërish shtetrrethimin

Sulmi rus ndaj Ukrainës që vijon që prej 24 shkurtit duket se nuk do të ketë një fund të afërt. Kjo pasi Rusia vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka lëshuar mbi 40 raketa duke bombarduar vende të ndryshme në të gjithë Ukrainën. Sipas New York Times këto raketa u lëshuan nga hapësira ajrore bjelloruse vetëm disa orë përpara një takimi mes Presidentit rus Vladimir Putin me atë bjellorus Aleksandr G. Lukashenko në Shën Petersburg. Kjo ka barë që Kievi të futet sërish në shtetrrethimi nga ora 23:00 deri në orën 5 të mëngjesit nga 26 qershori deri më 3 korrik.

Pas takimit me Lukashenkon, Putin tha se do të armatosë Bjellorusisë me raketa balistike të tipit Iskander-M. Putin tha se vendet evropiane dhe SHBA-të kanë 200 armë bërthamore taktike me 257 avionë gati për përdorimin e tyre të mundshëm.

"Nëse NATO po ushtrohen , do të thotë se po mendojnë për diçka," shtoi Lukashenko

Ndërkohë që sulmet ruse janë përqendruar në lindje të Ukrainës, autoritete u kanë kërkuar trupave ukrainase të tërhiqen nga qyteti i Sievierodonetskut, pasi për t’i rezistuar Rusisë në ato zona u nevojiten më shumë armë.

Sipas Ukrainës, Rusia ka avantazh në artileri në vijën e frontit të Donbasit dhe kjo po u kushton shumë trupave ukrainase. Kjo ka bërë që Kievi të shtojë thirrjet ndaj partnerëve perëndimorë që ta furnizojnë me më shumë armë.

SHBA miratoi një paketë të re për Ukrainë duke i premtuar 450 milionë dollarë më shumë në ndihmë ushtarake, përfshirë sisteme të tjera raketash me rreze të gjatë veprimi, krahas një ndihme prej 1 miliard dollarësh që u njoftua rreth një javë më parë.

/rtsh.al/