RTSH 24 Live

Kosova

New York, gjykatësi pezullon vendimin që detyron punonjësit e shëndetësisë të vaksinohen kundër COVID-19

15/09/2021

New York, gjykatësi pezullon vendimin që detyron punonjësit e shëndetësisë të vaksinohen kundër COVID-19

Gjykata në SHBA ka pezulluar vendimin e rajonit të New Yorkut i cili detyron punonjësit e spitaleve të vaksinohen kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Pas ngritjes së padisë nga një grup punonjësish të shëndetësisë, gjykatësi federal David Hurd pezulloi përkohësisht detyrimin për vaksinim ndaj punonjësve të spitaleve në New York me arsyen se "nuk lejon përjashtime fetare".

Gjykatësi Hurd tha se vendimi për vaksinimin e detyrueshëm me formën aktuale "shkel të drejtat kushtetuese" dhe administratës rajonale të New Yorkut. Ai i ka dhënë afat deri më 22 shtator që të kryejë rregullimet e nevojshme.

Në një deklaratë me shkrim nga sekretarja për media e Kathy Hochul, guvernatores së New Yorkut thuhet se "Guvernatorja Hochul po bën çdo gjë të mundur për të mbrojtur qytetarët e New Yorkut dhe për të luftuar me variantin Delta duke rritur normat e vaksinimeve në të gjithë rajonin".

Më 28 shtator do të mbahet seancë dëgjimore nëse administrata rajonale kundërshton vendimin e gjykatës që pengon vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit e spitalit.

Arsyetimi për përdorimin e qelizave të fetusit në zhvillimin e vaksinave

Në dokumentet gjyqësore në të cilat ankues janë disa mjekë dhe infermierë, janë treguar si arsyetim përdorimi i qelizës së fetusit në fazën e testimit, zhvillimit dhe prodhimit të të gjitha vaksinave aktuale kundër COVID-19.

Punonjësit e shëndetësisë të cilën kanë theksuar se janë të krishterë dhe ku kanë kërkuar që emrat e tyre të mbeten anonimë, kanë vënë theksin se nuk janë drejtpërdrejt "kundër "vaksinës" por se kjo situatë bie ndesh me besimet fetare që nuk miratojnë abortin.

Ish-guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo, më 16 gusht njoftoi se të gjithë punonjësit e spitaleve dhe punonjësit në komplekset për kujdesin afatgjatë e kanë të detyrueshme që të kryejnë të paktën një dozë të vaksinës deri më 27 shtator./AA