RTSH 24 Live

Botë

Netanjahu: Izraeli do fitojë, s’ka zgjidhje tjetër! Paqja me Arabinë Saudite, do ishte historike

2 orë para

Netanjahu: Izraeli do fitojë, s’ka zgjidhje tjetër! Paqja me Arabinë Saudite, do ishte historike

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka deklaruar në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara se Izraeli nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të fitojë luftën e nisur.

Duke folur mbi kërkesën e prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për urdhër-arrestin kundër tij dhe ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, Netanjahu tha se kjo është e nxitur nga antisemitizmi.

Kriminelët e vërtetë të luftës, janë në Gazë, Siri, Iran dhe Jemen. Ata që qëndrojnë atje me ta. Por Izraeli do ta fitojë këtë betejë, sepse ne nuk kemi zgjedhje”, tha Netanjahu. Ndërsa iu drejtua popullit dhe ushtarëve Izraelitë, duke u kërkuar që të jenë të fortë dhe guximshëm.

Gjithashtu, Netanjahu tha se vendi i tij “duhet të arrijë një marrëveshje historike paqeje me Arabinë Saudite”.

“Çfarë bekimi do të sillte një paqe e tillë me Arabinë Saudite. Do të ishte një ndihmë për turizmin, tregtinë, energjinë, AI dhe shumë më tepër. Do të ishte një strumbullar i vërtetë i historisë”, tha kryeministri izraelit, gjë e cila sipas tij do të sillte një pajtim midis "Mekës dhe Jerusalemit".

Sipas Netanjahut, kjo do të ishte mënyra më e mirë për të prishur sipas tij "projektet e liga" të Iranit.

“Kjo mund të ndodhë shumë më shpejt nga sa mendojnë njerëzit," tha ai, duke i kërkuar botës që të mos e lërë këtë mundësi të kalojë.

Netanjahu iu drejtua Kombeve të Bashkuara për hipokrizinë e tyre, duke e kthyer në fjalimin e tij të parë në OKB katër dekada më parë kundër dëbimit të Izraelit nga OKB.