RTSH 24 Live

Lifestyle

Nestlé do të shkurtojë 600 vende pune

01/05/2021

Nestlé do të shkurtojë 600 vende pune

Nestlé po planifikon të shkurtojë pothuajse 600 vende pune në Mbretërinë e Bahkuar pasi do të mbyllë një fabrikë dhe të kalojë prodhimin e disa produkteve në Evropë.

Ajo po propozon ndryshime për të përshtatur prodhimin e saj të ëmbëlsirave për të ardhmen, me një investim prej 29.4 milion £ në fabrikat e saj në York dhe Halifax.

Propozimet përfshijnë një investim prej 20 milion paund në fabrikën e Jorkut për të modernizuar dhe rritur prodhimin e KitKat, ku marka u krijua në 1935, dhe një investim prej 9 milion paund në Halifax. Ndryshimet e propozuara do të krijonin një gjurmë prodhimi më efikase dhe nga ana tjetër do të lejonin investime më të mëdha strategjike në markat më të mëdha të ëmbëlsirave të Nestlé.