RTSH 24 Live

Aktualitet

Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë, kushtet që duhet të plotësoni

13/04/2021

Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë, kushtet që duhet të plotësoni

Pas një periudhe të gjatë pezullimi për shkak të shfaqjes së variantit britanik të ri të koronavirusit, nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë. TIA ndërkohë ka njoftuar disa pika që pasagjerët duhet t’i kenë parasysh, ndërsa kujtojmë se vendimi për rinisjen e fluturimeve me Britaninë e Madhe u mor dy ditë më parë nga Komiteti i Ekspertëve.

Njoftimi

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Angli

Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë dhe do ju luteshim që të keni parasysh këto hapa përpara udhëtimit dhe dokumentet që duhet t’i paraqisni bashkë me pranimin e biletës në aeroport. Kërkohet me rigorozitet:

  1. Të jeni 3 orë përpara udhëtimit në aeroport, për shkak të listës së gjatë të kontrollit të dokumentave që kërkohen nga shteti britanik dhe kompania ajrore.

  2. Tamponi PCR i 72 orëve të fundit

  3. Blerja a paketës së karantinës, e cila parashikon hotelin e karantines, transportin e karantinës dhe provën e udhëtimit se ju keni bërë pagesën për kryerjen e testit COVID, ditën 2 dhe 8 që keni mbërritur në Angli. Pasi keni kryer këtë hap, ju jepet një kod dhe ky kod përfshihet në formularin PFL që duhet ta keni në check-in me detyrim, të plotësuar. Blerja e paketës së karantinës kryhen sipas linkut:
    https://quarantinehotelbookings.ctmportal.co.uk/

  4. PFL (Formulari Passenger Locator Form) duhet të jetë i plotësuar me kujdes.
    https://provide-journey-contact-details.homeoffice.gov.uk…

  5. Për të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim, si edhe për ata që aktualisht ndodhen në Shqipëri.